Begaj dhe Morina, panë nga afër realizimin e disa projekteve

 

 

Kryetari i Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizimit, z.Ahmet Morina, kanë vizituar disa nga vend punimet, ku janë duke u realizuar disa nga projektet kapitale, për tu njoftuar me ecurinë e këtyre projekteve. Begaj e Morina, janë ndarë të kënaqur me realizimin e projekteve, të cilat i kanë vizituar.

Kryetari Begaj dhe drejtori Morina, i kanë vizituar punimet në rregullimin e segmenteve të rrugëve në lagjen Mirdita në Malishevë, pastaj shkollën në Astrazup, rrugën Marali-Gajrak dhe punimet në shkollën e Banjës, ku janë takuar edhe përgjegjësit e shkollave, si dhe punëkryesit, duke u njoftuar drejtpërdrejt me ecurinë e punimeve.

Në këto projekte, të cilat janë në realizim e sipër, punët janë duke vazhduar sipas dinamikës së paraparë, dhe brenda afateve të përcaktuara. Banorët e këtyre vendbanimeve, janë shprehur të kënaqur me punimet që janë duke u zhvilluar, pasi nevoja ka qenë e madhe për këto projekte, si në rrugët, trotuaret, apo shkollat.

Në të dy shkollat që janë duke u ndërtuar, njëra objekt komplet (Astrazup) dhe tjetra aneks (Banjë), pritet që pas ndërtimit, mësimi të zhvillohet në një ndërrim dhe sipas standardeve, ndërsa në rrugët e lagjes Mirdita, aktualisht janë duke u përgatitur për ndërtimin e trotuareve dhe më pas asfaltimi i tyre, dhe rruga Marali-Gajrak, është e rregulluar dhe pritet vetëm asfaltimi i saj.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …