Brickos

Komunikatë nga Ushtrimi Fushor “Veprimi i Shpejtë 7”

Në komunikatën e Ushtrimit Fushor “Veprimi i Shpejtë 7” që është duke u mbajtur në territorin e komunës së Mitrovicës thuhet se:

Komunën e Mitrovicës e ka goditur një termet me 6.0 shkallë të Rihterit, qendra e situatave 112 ka informuar në ora 09:00 kryetarin e komunës se dëmet më të mëdha janë shkaktuar  në hapësirat e industrisë së akumulatorëve.

Po ashtu ekziston rreziku se në vendin e ngjarjes mund të shpërthejë edhe zjarri.

Sipas vlerësimeve të para vërehet se aty janë shembur objekte të shumta dhe janë shkaktuar dëme te tjera materiale. Po ashtu dyshohet se në momentin e tërmetit në fabrikë ka pas punëtore që kanë mbetur të ngujuar dhe janë të rrezikuar.

Pasi dëgjoj informatën fillestare lidhur me ngjarjen Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, shpalli gjendjen e gatishmërisë në nivelin e parë dhe mobilizoi shtabin e emergjencës. Në takimin e mbajtur u shqyrtua situata dhe u vlerësuan kapacitetet e të gjitha shërbimeve komunale të cilat janë të domosdoshme për intervenim në evitimin e pasojave dhe evakuimin e punëtorëve dhe qytetarëve  që jetojnë në zonën e goditur nga tërmeti.

Drejtuesit e shërbimeve përkatëse angazhuan menjëherë potencialet që i kanë si njerëzore , ashtu edhe materiale për të intervenuar në zonën e goditur nga tërmeti. Ata njoftuan se kanë kapacitete të mjaftueshme për tu përballur me sukses me çdo situatë të krijuar.

Në ndërkohë zyrtarët e komunës njoftuan  nga vendi i ngjarjes se situata në zonën e goditur po përkeqësohet dhe se nevojitet angazhim i të gjitha potencialeve njerëzore dhe materiale për ta menaxhuar atë.

Duke vlerësuar realisht kryetari i komunës ngriti gjendjen e gatishmërisë ne nivelin e dytë, dhe urdhëroj krijimin e qendrës operative  në zonën e goditur, ndërsa për komandant të shtabit të emergjencave emëroj drejtorin e  Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Musa Dragaj.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …