Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se, meqë partia e tij tashmë e ka pozitën e kryeministrit, nuk do të ketë pretendime për postin e kryetarit të shtetit. Ai ka deklaruar se këmbënguljet për postin e të parit të vendit sjellin vështirësi në arritjen e një konsensusi, ndonëse ka thënë se LDK ka kuadro të mjaftueshme për ta mbajtur pozitën e kryetarit të Kosovës. Ndër të tjera, Mustafa ka kërkuar garancitë nga partitë e tjera që të mos e prishin koalicionin, në rast të përzgjedhjes së shefit të ri të shtetit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
