Mustafa

Mustafa: Me ndryshimin e Ligji për veteranët e UÇK-së, Kosova do të përfitojë miliona euro nga FMN-ja

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se me ndryshimin e  Ligji për veteranët e UÇK-së, dhe miratimin në Kuvend,  Kosova do të përfitojë miliona euro nga programet e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ai ka premtuar se me rritjen e Bruto Produktit Vendor çdo vit do të rritet edhe shuma e cila destinohet për këtë qëllim. “Ne arritëm, që me mirëkuptim dhe marrëveshje me Organizatën e Veteranëve të UÇK-së, të përfshijmë këtë kriter në ligj së bashku me instrumentet të cilat e bëjnë të mundur përshtatjen e pagesave, për të mbetur brenda shumës prej 0.7% për vitin 2017. Me rritjen e Bruto Produktit Vendor çdo vit do të rritet edhe shuma e cila destinohet për këtë qëllim”, tha Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Abdixhiku ironizon Kurtin: “Leje pushkën, kape ndonjë kazmë e qit ndonjë punë në dritë”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është shfaqur i ashpër dhe ironik ndaj …