Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas publikimit të rezultatit zgjedhjeve, sot e ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga partia

Mustafa: Nëse nuk arrijmë marrëveshje me Vetëvendosjen atëherë LDK shkon në opozitë

Duke folur për procesin e bisedimeve për krijimin e koalicionit qeverisës ne mes të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetari i kësaj të fundit, Isa Mustafa ka thënë se fakti që po zhvillohen bisedimet tregon se ende nuk është arritur marrëveshja përfundimtare mes tyre por me rëndësi bisedimet po shkojnë shumë mirë dhe ka frymë të bashkëpunimit. Ai ka përkujtuar se edhe para zgjedhjeve ka pasur bashkëpunim në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka shtuar më tutje se në rast se ndodhë të mos arrihet finalizimi i marrëveshjes për bashkëqeverisje, atëherë Lidhja Demokratike e Kosovës do të shkoj në opozitë dhe në asnjë variant nuk do të bisedoj me subjekte tjera politike për krijimin e ndonjë koalicioni qeverisës.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …