Mustafa: Numri i qytetarëve nga Kosova në konfliktet në Siri dhe Irak nga 300, ka rënë në 70

Kryeministri, Mustafa, në fjalimin e tij në  “Gërmia Hill” tha se çështja më brengosëse mbetet ajo e izolimit të qytetarëve të Kosovës, megjithëse u shpreh optimist se Bashkimi Evropian së shpejti do të marrë vendim për të rekomanduar liberalizmin e vizave për Kosovën. Mustafa thotë se Kosova është angazhuar në luftimin e terrorizmit dhe radikalizmit, pasi që numri i kosovarëve në konfliktet në Siri dhe Irak ka rënë nga rreth 300, në më pak se 70 sa  aktualisht mund të gjenden atje. Gjithashtu, Mustafa përmendi edhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, për të cilën tha se këtë vit pritet të bëhet transformimi në Forcë të Armatosur të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …