Isa Mustafa

Mustafa: Për të gjitha mosmarrëveshjet në qeverinë LDK-AAK- ka zgjidhje

Duke komentuar zërat e pakënaqur në koalicionin LDK-AAK-Nisma, kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa ka thënë se për çdo mosmarrëveshje ka zgjidhje. Mendoj se koalicioni qeverisës është i qëndrueshëm. Posa  të dal Kryeministri në zyrë do të takohemi me partnerët e koalicionit dhe do të shtjellojmë të gjitha çështjet që janë hapur në media. Vlerësoj se nuk ka çështje që nuk mund të rezultojë me zgjidhje dhe me mirëkuptim. Të gjithë duhet të fokusohemi në betejën me Covid-19 dhe në rimëkëmbjen ekonomike. Ndërkaq dialogu mund të jetë efektiv nëse arrihet të përfshihet një bazë më e gjerë e forcave politike në këtë proces, ka thënë në mes tjerash kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …