Kryeministri i Republikës së
Kosovës, Isa Mustafa, ka zhvilluar një bisedë telefonike me shefen ekzekutive
të agjencisë qeveritare amerikane Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), Dana
J. Hyde, ku i është konfirmuar se Kosova është përzgjedhur për të përfituar
përkrahje të fuqishme përmes granteve investuese nga kjo agjenci, e cila
drejtohet nga sekretari amerikan i Shtetit i SHBA-ve, John Kerry. Kryeministri
Isa Mustafa ka shprehur mirënjohjen e thellë të qytetarëve dhe të Qeverisë së
Kosovës për përkrahjen e jashtëzakonshme që SHBA-të po japin Kosovës në të
gjitha fushat. Vendimi i marrë në takimin e Bordit të MCC-së, do t’i mundësoj
Kosovës financim në shumë sektorë të rëndësishëm për zhvillimin e gjithanshëm
të vendit. Grantet investuese do të përqendrohen në zhvillimin e qëndrueshëm
ekonomik, hapjen e vendeve të punës, fuqizimin shtetit ligjor, luftën kundër
korrupsionit e shumë aspekte të tjera.
Kontrolloni gjithashtu
Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës
Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				