Mustafa priti në takim drejtoreshën e BE-së për Ballkanin, Angelina Eichhorst

Kryeministri i Kosovës, Isa
Mustafa, priti sot në takim drejtoreshën Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në
BE, Angelina Eichhorst. Siç bëhet e ditur në kumtesën e Zyrës së Kryeministrit,
Mustafa foli mbi përparimin e gjithanshëm që është arritur në Kosovë, me theks
të posaçëm në përmbushjen e kushteve dhe rekomandimeve për liberalizimin e
vizave. Gjatë këtij takimi, kryeministri Mustafa foli edhe për synimet e
Qeverisë për vitin 2016, duke veçuar proceset integruese evropiane, zhvillimin
ekonomik dhe forcimin e shtetit ligjor. Ndërkaq, drejtoresha për Ballkanin Perëndimor,
Angelina Eichhorst, shprehu përkrahjen e Bashkimit Evropian për proceset në
Kosovë. Në këtë takim, të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministri dhe
ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ministri për Integrim, Bekim Çollaku
dhe ministrja për Dialog, Edita Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës ka vendosur që të mbyllen shkollat deri në 27 mars 2020 për shkak të përhapjes së koronavirusit

Brenda dhjetë viteve janë mbyllur dhjetëra shkolla për shkak të mungesës së nxënësve

Brenda dhjetë viteve janë mbyllur dhjetëra shkolla për shkak të mungesës së nxënësve. Janë afër …