Kryeministri, Isa Mustafa, gjatë
mbledhjes së kabinetit qeveritar, ka përkujtuar 17-vjetorin e Masakrës së Reçakut,
duke thënë se Kosova i përkujton me nderimet më të larta të ronet e kësaj masakre
dhe gjithë dëshmorët dhe martirët. “Institucionet e Republikës së Kosovës, Qeveria, dhe të
gjithë ne do të jemi të përkushtuar për të realizuar aspiratat për të cilat e
kanë dhënë jetën të gjithë të rënët gjatë luftës në Kosovë. Masakra e Reçakut
17 vjet më parë ishte ditë e dhimbjes, por edhe ditë e kthesës historike, ditë
e pikëllimit, por edhe ditë e fillimit të fundit të luftës, ditë e cila e
mobilizoi botën demokratike për t’u bërë pjesë e përpjekjeve legjitime të
popullit të Kosovës për fitimin e lirisë”, ka theksuar kryeministri, Mustafa. Me
këtë rast, ai shprehu përkushtimin e Qeverisë për forcimin e shtetit dhe
partneritetit me miqtë ndërkombëtarë, duke filluar me Shtetet e Bashkuara të
Amerikës dhe vendet e Bashkimit Evropian.
Kontrolloni gjithashtu
Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski
Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …