Mustafa: Ushtrimi taktiko-demonstrues i njësive speciale është gatishmëri për t'u përballur me situata të ndryshme

Mustafa: Ushtrimi taktiko-demonstrues i njësive speciale, gatishmëri për t’u përballur me situata të ndryshme

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa ka marrë pjesë në ushtrimin e përbashkët taktiko-demonstrues: ”WESTERN BALKAN’S FLASH”, të njësive speciale të Kosovës, të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Me këtë rast ai theksoi se ushtrimi i përbashkët, taktiko-demonstrues i njësive speciale të Policive të vendeve tona, vulosë edhe një herë gatishmërinë për tu përballur me situata të ndryshme të kanosjes eventuale të sigurisë së qytetarëve dhe tregon gatishmërinë e vendeve tona për të bashkëpunuar. ”Bashkëpunimi në fusha specifike, është reflektim i marrëdhënieve të shkëlqyeshme në planin politik, për çka nikoqiri ynë z. Spasovski, ka merita të jashtëzakonshme. Si fryt i këtij bashkëpunimi, ministritë tona, e krahas me këtë edhe Policitë tona, veç tjerash po e kufizojnë hapësirën e veprimit të krimit tej kufitar, duke dekurajuar kriminelët në përgjithësi”, tha ministri. Mustafa, në emër të Qeverisë së Kosovës dhe posaçërisht MPB-së, shprehi gatishmërinë permanente për bashkëpunim. Ai tha se marrëveshjet dhe memorandumet e bashkëpunimit e nënshkruara, shprehin vullnetin e tri shteteve tona dhe nevojën për njëri-tjetrin.

Kontrolloni gjithashtu

Rashit Qalaj

Rashit Qalaj: Policia e Kosovës duhet ta kryejë punën që ka mandat dhe të mos brengoset fort se çka bën Serbia

Duke komentuar fletarrestin e lëshuara nga Serbia për pjesëtarë të Policisë së Kosovës në lidhje …