leoni

Myslimanë në Shqipëri po e festojnë sot Kurban Bajramin duke respektuar masat ndaj COVID-19

Besimtarët islamë në Shqipëri po e festojnë Bajramin duke respektuar masat ndaj virusit korona

Besimtarët myslimanë në Shqipëri festojnë sot Kurban Bajramin duke respektuar masat ndaj COVID-19. Kremtimi i kësaj feste kanë nisur që në orët e para të mëngjesit, kur besimtarët myslimanë iu drejtuan xhamive për të falur namazin. Në Tiranë, besimtarët u mblodhën në Xhaminë e “Kokonozëve” për të kryer faljen e tyre duke respektuar rekomandimet Festimet që i takojnë kësaj dite shënojnë flijimin dhe sakrificën e njeriut në emër të besimit të Zotit dhe në emër të dashurisë për njeriun. Ajo përbën festën e madhe të mëshirës, të faljes, mirëkuptimit, mirësisë, vëllazërimit dhe paqes. Në faljen e Kurban Bajramit, kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu tha se ky vit do të mbahet mend gjatë tek besimtarët për shkak të pandemisë që ndali dhe kryerjen e haxhit dhe mbledhjes mes njëri-tjetrit për të festuar.

Kontrolloni gjithashtu

Sylë Ukshini: “Shqipëria përqafoi Kosovën – shqiptarët treguan se s’ka çmim për lirinë”

Në një deklaratë emocionale analisti dhe diplomati Sylë Ukshini e cilësoi protestën e sotme në …