leoni

Naim Maloku: Korrupsioni, nepotizmi, haraçi, fajdet, sistemi i drejtësisë i degraduar, shëndetësia dhe arsimi janë problemet e Kosovës

Naim Maloku – Abin Kurtit: Problemi i Kosovës nuk janë targat e automjeteve

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Naim Maloku, ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet për targat me Serbinë. Sipas këtij vendimi të Qeverisë së Kosovës, të gjithë automjetet me targa të Serbisë që hyjnë në Kosovë, u vendosen targat e përkohshme të Republikës së Kosovës RKS. Maloku përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti se problemi i Kosovës nuk janë targat e automjeteve. “O Albin Kurti! Problemi i Kosovës nuk janë targat e automjeteve. Hajnia, korrupsioni, nepotizmi, haraçi, fajdet, sistemi i drejtësisë i degraduar, shëndetësia në kolaps dhe arsimi askund. Këto janë problemet e Kosovës. Si është e mundur që në një vend aq të varfër të ketë politikanë aq të pasur? Në këtë pyetje duhet dhënë përgjigja nga Drejtësia”, ka shkruar Maloku. Ai ka thënë se vetëdijesimi i qytetarëve e ndalë importin e produkteve serbe e jo doganat. “S’mundesh me i mbajt njësitë elite të policisë, përjetësisht, në Jarinjë”, ka shkruar Maloku.

Kontrolloni gjithashtu

Sot bëhen 19 vjet nga çlirimi i Kosovës dhe hyrja e forcave paqeruajtese të NATO-s

Me 20 Qershor 1999, NATO konfirmon Çlirimin e plotë të Kosovës nga forcat serbe

Më 20 qershor të vitit 1999, komandanti i përgjithshëm i NATO-s, gjenerali Vesli Klark, e …