Tërnava

Naim Tërnava është zgjedhur në postin e Myftiut për të pestën herë me radhë

Trupi zgjedhor i Bashkësisë Islame të Kosovës, në një mbledhje të veçantë, ka rizgjedhur në krye të këtij institucioni fetar edhe për një mandat pesë vjeçar, myftiun Naim Tërrnava. Kryetarë e Këshillave dhe drejtuesit e institucioneve të Bashkësisë Islame në gjithë Kosovën, në mënyrë unanime votuan për zgjedhjen e Tërrnavës. Si kandidat i vetem në këtë garë, Naim Tërrnava do të jetë në krye të BIK-ut deri në vitin 2028, thuhet në njoftim.  Kjo është hera e pestë që Tërrnava rimerr drejtimin e Baskësisë Islame të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …