Mr. Naim Tërnava

Naim Tërnava: Kemi refuzuar bashkëpunimin me Grupin terrorist të Gulenit

Një grup i studiuesve dhe i klerikëve  islamë nga vendet evropiane dhe aziatike, po qëndrojnë në Stamboll, ku po marrin pjesë në një samit, në të cilin është diskutuar për grupin e gulenistëve (Feto), që akuzohet se qëndron prapa  puçit ushtarak të 15 korrikut në Turqi. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava. Në fjalën e tij Tërnava ka thënë se klerikët myslimanë kanë refuzuar të kenë ndonjë bashkëpunim me organizatën e Fetullah Gulenit. Ky grup ka qenë i pranishëm në Kosovë qysh pas përfundimit të luftës dhe ka tërhequr pas vetes disa  politikanë e intelektualë. Ne, si përfaqësues të klerit  mysliman e kemi refuzuar bashkëpunimin me ta, ka shkruar Daily Sabah, duke cituar myftiun e Kosovës, Naim Tërnava. Në këtë takim ka qenë i pranishëm  edhe kryetari i  Turqisë Rexhep Tajip Erdogan.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët me rastin e Fitër Bajrami, duke bërë thirrje për më shumë unitet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Bashkësia Islame e …