Naim Tërnava: Në Kosovë gjendja nuk është e mirë, të lutemi për më shumë paqe, harmoni e qetësi në mes të njerëzve

Naim Tërnava: Në Kosovë gjendja nuk është e mirë, të lutemi për më shumë paqe, harmoni e qetësi në mes të njerëzve

Sot në të gjithë botën myslimanët kremotjnë festën e “Kurban Bajramit” dhe manifestimi qendror në Kosovë, kushtuar kësaj feste, u mbajtë në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë. Namazi i Kurban Bajramit u fal në orën 5:38, nën prirjen e kryeimamit të Prishtinës, Burhanudin ef. Hashani, ndërsa hytben – mesazhin e Kurban Bajramit ka mbajtur Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili, duke u lutur që të mbretërojë paqja, harmonia, solidariteti te njrerëzit, përmendi edhe elemente negative në shoqërinë tonë dhe gjetkë, duke përmendur dhunën në familje, siç u shpreh ai, celula e shoqërisë, pastaj përdorimi i alkoolit, përfitimi i pandershëm, etj. Ndërkaq për sigurinë në vend, më konkretisht në veri të vendit, myftiu Tërnava tha se gjendja nuk është e mirë dhe apeloi që në vend të dhunës të ketë dialog për daljen nga kriza e tanishme.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja, Eliza Hoxha thotë se Ministria që udhëhiqet nga Liburn Aliu, brenda një viti ka lidhur 42 kontrata pa procedura prokurimi

Eliza Hoxha: Kryeministri në detyrë po shkel rendin kushtetues – po mban dy pozita paralelisht

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti …