Nait Hasani: 30 mijë qytetarë më votuan që të mos e mbështes Vetëvendosjen

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka deklaruar se vota që ka marrë nga qytetarët është një mandat i qartë për të mos mbështetur Lëvizjen Vetëvendosje, duke theksuar se qëndrimi i tij ndaj kësaj partie është parimor dhe i pandryshueshëm. Hasani komentoi ngërçin aktual politik në Kuvendin e Kosovës, duke theksuar se sjellja e partive politike duhet të reflektojë vullnetin e qytetarëve. “Qytetarët e Kosovës, hiq më pak se 30 mijë më kanë votuar mua, që të mos e votoj Vetëvendosjen,” deklaroi ai, duke nënvizuar se mbështetja që ka marrë është një shprehje e qartë e kundërshtimit ndaj VV-së dhe mënyrës se si ajo po e udhëheq vendin. “Zgjedhja që u bë, me VV-në si parti të parë, na ka sjellë në këtë realitet. Bllokimi që po e përjeton vendi është pasojë direkte e asaj votë. Ne duhet të respektojmë vullnetin qytetar, por edhe të tregojmë përgjegjësi politike”, u shpreh ai.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale rrëzon mocionin për kufizimin e aktakuzës në rastin Thaçi dhe të tjerët

Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur sot të rrëzojë mocionin e paraqitur nga ekipet mbrojtëse …