Nait Hasani kundër Limajt si kryekuvendar: I ka ndërruar fjalët për Kurtin, s’e ka votën time

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka deklaruar se nuk do ta votojë Fatmir Limajn për kryetar të Kuvendit të Kosovës. Para seancës së 49-të për konstituimin e Kuvendit, Hasani ka shpjeguar arsyen e qëndrimit të tij, duke kritikuar ndryshimin e deklarimeve të Limajt për Albin Kurtin, para dhe pas fushatës zgjedhore. “Këto ndërrimet e qëndrimeve s’më pëlqejnë dhe s’i mbështes. Kështu që votën time nuk e ka”, ka thënë Hasani për mediat. Deklarata e tij vjen në një moment të tensionuar politik, ku partitë ende po përpiqen të arrijnë konsensus për konstituimin e institucioneve.

Kontrolloni gjithashtu

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, …