Nait Hasani: Kurti më kërkoi votën përmes emisarëve – nuk e meriton mbështetjen time”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar mbështetjen e tij përmes emisarëve, në përpjekje për të siguruar votat për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Albulena Haxhiut si kryetare. Hasani tha se ka refuzuar këtë kërkesë, duke e cilësuar Kurtin të padenjë për votën e tij. “Kanë ardhur emisarët e tij dhe më kanë thënë se ka një kërkesë nga kryeministri për mbështetje. U thashë: jo, nuk e meriton. Ka dhënë premtime që nuk i ka përmbushur, përfshirë atë për të vizituar Gjykatën Speciale,” deklaroi Hasani. Ai gjithashtu reagoi ndaj gjuhës së përdorur nga Kurti ndaj deputetëve opozitarë, të cilët i quajti “nomadë”. Sipas Hasanit, një etiketim i tillë është fyes dhe i papranueshëm në një demokraci parlamentare. “Është e paarsyeshme të kërkosh votën e dikujt dhe në të njëjtën kohë ta fyesh. Kjo tregon se nuk e do bashkëpunimin institucional, por vetëm votën për interes të pushtetit të vet,” theksoi Hasani. Ai përfundoi se, me një qasje të tillë, Kurti nuk mund të presë mbështetje për formimin e institucioneve të reja.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria pritet të presë Samitin e NATO-s më 2027 – Konfirmimi zyrtar nga draft-deklarata në Hagë

Shqipëria është në prag të një ngjarjeje historike në kuadër të aleancës më të fuqishme …