Naser Krasniqi: Do ta ndjek në mënyrë ligjore vendimin e Albin Kurtit për shkarkimin tim, nuk kam punuar jashtëligjshëm

Naser Krasniqi: Do ta ndjek në mënyrë ligjore vendimin e Albin Kurtit për shkarkimin tim, unë nuk kam punuar jashtëligjshëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkarkuar zëvendëskryeshefin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë Naser Krasniqin, pasi sipas kryeministrit, kjo pozitë nuk kishte bazë ligjore. Por kështu nuk mendon Krasniqi. Ai thotë se do të ankohet ndaj këtij vendimi. “Sigurisht që po, në mënyrë ligjore do ta ndjek, sepse unë nuk kam punuar jashtëligjshëm. Kam shërbyer në qeverinë e Kosovës në mënyrë ligjore”, tha Krasniqi. Ai thekson se nuk e di motivin e shkarkimit dhe se për këtë nuk ishte njoftuar paraprakisht.

 

Kontrolloni gjithashtu

Aktivistja e strukturava të larta të LDK-së, Besa Luzha ju ka bërë thirrje subjekteve politike për garë korrekte

Aktivistja e strukturava të larta të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Luzha ju ka bërë …