Naser Rugova

Naser Rugova: Në cilën parti guxon që një nënkryetar të del kundër kryetarit, sikur bën aktualisht Vjosa Osmani?

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Naser Rugova, thotë se vetëm ka dashur ta këshillojë kryekuvendaren, Vjosa Osmani që të mos e mbrojë tërë kohën Vetëvendosjen, por që të rreshtohet krah subjektit të saj. “Në cilën parti guxon që një nënkryetar të del kundër kryetarit. Kur flasim për demokraci të brendshme, LDK është e para dhe e vetmja. Por duhet të respektohen organet. E kam ditur qe koalicioni me Vetëvendosjen nuk do zgjasë me shume se 6 muaj”, ka thënë ai. Duhet të them. Më shumë se 80% e ministrave tonë janë teknokratë. Gjenerata e re e LDK-së është në qeverisje. Kur është vendosur për qeverinë Hoti, 30 anëtar të kryesisë kanë votuar për. Vetëm Vjosa Osmani nuk ka qenë aty fare”, ka deklaruar Rugova.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …