Nasim Haradinaj: Basha në sinkron me Kurtin kundër UÇK-së

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka reaguar ndaj një shkrimi të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, të vitit 2012, ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës përshkruhej si e lidhur me botën e krimit. Haradinaj tha se  Basha është në sinkron me partinë e tij dhe liderin e vet. Vet fakti që partia e ka propozuar për ta përfaqësuar, tregon se ky është mendim i tyre politik. Kemi një luftë kundër UÇK-së, një luftë kundër pavarësisë së Kosovës, dhe tash kjo është në krye. Ja pafshin hajrin,” u shpreh Haradinaj. Ai tha se artikulli i Bashës nuk përbën arsye për shkarkim, pasi nuk është risi për opinionin, por vetëm konfirmim i qëndrimeve të njohura të tij. Haradinaj shtoi se përgjegjës janë edhe partitë që votuan pro zgjedhjes së Bashës si kryeparlamentar.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: Drenasi, komuna e shtatë e PDK-së, të bashkuar drejt fitores së 28 dhjetorit

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, është rikthyer zyrtarisht në radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, …