leoni

Nasim Haradinaj

Nasim Haradinaj; Donika Shvarc ka turpëruar babanë e familjen e vet, është surrogate e surrogates, ose është e çmendur

Eprori  i UÇK-së, gjatë luftës, Nasim Haradinaj, ka reaguar kundër  deklaratave të ministres Donika Gërvalla, e cila e ka quajtur Ramush Haradinajn “hero të vetëshpallur”. Ajo së pari e ka turpëruar babanë e vet, është turpi i familjes së saj. Donika është një ‘surrogate e surrogates’. Ose ka një mision, ose është e çmendur”, ka thënë Haradinaj. Ai ka theksuar se familja Haradinaj ka qenë një mbështetje e madhe për të dhe për shumë të tjerë, ndërsa deklaratat e ministres i cilësoi si një turp për shtetin. Ajo duhet ta dijë, që familja e Haradinajt ka qenë edhe prind i saj, dhe  kjo është një pikë e zezë, një dele e zezë për të gjithë ata që ajo përfaqëson, dhe aq më tepër për shtetin tonë, ka thënë Haradinaj në Klan Kosova.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku shpreh gatishmërinë për rikandidim në Skenderaj

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka deklaruar se është i gatshëm …