Nasim Haradinaj

Nasim Haradinaj: Gjykata Speciale, në Hagë shkel të drejtat më elementare të njeriut dhe nuk ofruan drejtësi të paanshme

Nasim Haradinaj, ish-nënkryetar i OVL-UÇK-së, ka deklaruar se  Gjykata Speciale  shkel të drejtat më elementare të njeriut. Haradinaj e ka cilësuar Gjykatën Speciale si një institucion që shkel të drejtat e njeriut, ka  theksuar se ajo nuk ka ofruar drejtësi të paanshme dhe se ka shkelur të drejtat e burgosurve, të drejta që shpesh nuk janë shkelur as nga gjykatat e ish-Jugosllavisë. Ai ka deklaruar se ky sistem është një dështim i rëndë për drejtësinë ndërkombëtare. Në lidhje me festimin e Pavarësisë brenda Speciales, Haradinaj ka cituar një shprehje të ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili kishte thënë: “Ata kanë mundur të  na burgosin fizikisht, trupin, por mendjen s’mund të na robërojnë asnjëherë.” Kjo qëndrim sipas Haradinajt, thekson forcën e besimit dhe të vullnetit të shqiptarëve të Kosovës për të ruajtur identitetin dhe krenarinë kombëtare, pavarësisht kushteve të vështira dhe padrejtësive, në të cilat  kanë kaluar.

Kontrolloni gjithashtu

Alon Ben-Meir

Ben-Meir: Kosova të mos presë ndryshime nga lart – tani është momenti për të thelluar lidhjet me SHBA-në

Studiuesi dhe eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit, Alon Ben-Meir, ka bërë thirrje publike që Kosova të …