Gjatë marrjes në pyetje nga avokati, Toby Cedman, Nasim Haradinaj, sot para trupit gjykues në Gjykatën e Hagës, ka deklaruar se është kthyer në Kosovë, kur e ka marrë vesh se është sulmuar familja Haradinaj, në Gllogjan të Deçanit. Legalisht unë hyrë në Kosovë, i armatosur më 1 janar 1998. Kthehem shkoj në Australi dhe atje e marr vesh se sulmohet fshati im, konkretisht kushëriri im, ose familja, Haradinaj, Ramush Haradinaj. Prej atje e kam ndërpre vizitën dhe jam kthyer në Kosovë me 1 prill ose 2 prill të vitit 1998 dhe kam qëndruar derisa jam plagosur. E kam udhëhequr frontin përgjatë vijës Hereq-Baballaq-Prilep. Kam qenë aty. Kur jam plagosur ndihmën e parë e kam marrë në Kosovë, pastaj kam shkuar në Shqipëri dhe jam mjekuar edhe aty. Pastaj kam shkuar në Suedi për tri javë, jam kthyer dhe e kam vazhduar aktivitetin”, ka thënë ai. Më vonë me shokët e mi kemi arritur të krijojmë ‘Brigadën 138’ në koshare që është i vetmi vend ku është marrë edhe kazerma ushtarake. Ajo në Koshare është specifike sepse kemi qenë në konsultim me oficerë amerikanë dhe shqiptarë dhe mendoj se serbët i dinë mirë pasojat e kësaj lufte dhe kësaj Brigade. Madje po xhirojnë film për këtë duke e quajtur ferri i Koshares”, ka thënë mes tjerash Nasim Haradinaj para trupit gjykues në Gjykatën e Hagës.
