Ish-nënkryetari i OVLUÇK-së, Nasim Haradinaj, ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale për lirimin e Isni Kilajt, të akuzuar për pengim të drejtësisë në rastin “Thaçi 2”. Haradinaj tha se për një shumë prej 40 mijë eurosh, Specialja ka rënë në “lajthitje” dhe e ka cilësuar këtë institucion si një “grup kriminal ekonomik”. Sipas tij, gjykata nuk ka standarde dhe vepron kryesisht për interesa financiare. “Kjo gjykatë s’ka standard. Është grup kriminal ekonomik, që janë ulë vetëm për rroga. Llogariten, 40 mijë euro i kanë josh, ndërsa një shtet, një aparat policor nuk ka mujtë me i garantu,” deklaroi Haradinaj. Ai shtoi se vendimi i fundit ka demaskuar veprimet e Speciales dhe ka hequr “maskën” e institucionit. “Kjo nuk është për të lartësuar Isni Kilajn personalisht, por për të demantuar këtë gjykatë dhe për të treguar se ku gjendet realisht,” tha Haradinaj. Ai kritikon mënyrën si Specialja ka vepruar në raste të tjera, duke treguar se vendimet e saj shpesh varen nga përfitime financiare dhe jo nga standardet e drejtësisë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
