Nasim Haradinaj nga Cyrihu – “Presim që të na bashkohen njerëz të nacionaliteteve të tjera”

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka dhënë sot nga Cyrihu detaje lidhur me protestën me motorë në Hagë dhe angazhimin ndërkombëtar të kësaj ngjarje. Haradinaj tha se grupi i motoristëve nga Kosova ka nisur udhëtimin drejt Tiranës dhe se gjatë rrugës i janë bashkuar edhe qytetarë nga nacionalitete të tjera. “Ne jemi drejt Tiranës, grupi i motoristëve ka nisur protestën prej Kosovës dhe mbrëmë kemi mbërritur vonë në Cyrih,” deklaroi ai. Ai shtoi se motorrët që i janë bashkuar protestës kanë treguar solidaritet dhe kur kanë parë flamujt shqiptarë, janë bashkuar spontanisht. “Na janë bashkuar edhe njerëz të nacionaliteteve të tjera. Presim që të na bashkohen më shumë qytetarë ndërkombëtarë,” tha Haradinaj. Ish-nënkryetari i veteranëve theksoi se defilimi me motorë ka një dimension internacional, që synon të rrisë ndërgjegjësimin për kauzën e ish-komandantëve të UÇK-së në Hagë. “Ne deshëm ta internacionalizojmë defilimin tonë të motoristëve. Është shumë kreative dhe po shohim se çfarë ndjenjash po ngjallë,” u shpreh ai. Haradinaj bëri thirrje për mbështetje dhe solidaritet ndërkombëtar, duke e konsideruar këtë protestë si një mesazh për drejtësi dhe unitet kombëtar që tejkalon kufijtë e Kosovës dhe Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Të poshtër dhe të pafytyrë, festuan 28 Nëntorin duke përdhosur simbolet kombëtare

Publicisti Behxhet Shala, ka reaguar ashpër pas festimeve të 28 Nëntorit në Kosovë, duke akuzuar …