Nasim Haradinaj pas vendimit të Speciales: Ky trup gjykues ka mision politik për të dënuar UÇK-në

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për të rrëzuar mocionin e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së. Në një intervistë për televizionin Dukagjini, Haradinaj e ka cilësuar këtë proces gjyqësor si një tallje me popullin shqiptar, duke akuzuar trupin gjykues për një mision të pastër politik që synon ta dënojë vetëm UÇK-në.  “Nuk është kot ky trup gjykues. Ka mision me mbërri me dënu UÇK-në – pa emër UÇK-në. Është mision politik, thjesht,” u shpreh Haradinaj. Ai paralajmëroi se në rast se Thaçi dhe të tjerët shpallen fajtorë, dënimet ndaj tyre mund të jenë shumë më të rënda sesa ato që janë shqiptuar më parë nga Gjykata Speciale. “Nëse këta dënohen, mendoni se do ta marrin maksimalen 15 vjet – është mendim i gabuar. Këta mund të marrin 30 vjet e deri në të përjetshëm. Pastaj, gjykata tjetër mundet me ua ulë në 30 vjet,” tha ai. Sipas Haradinajt, qëllimi përfundimtar i këtij procesi është të vendosë një barazi të rreme mes luftës çlirimtare dhe okupatorit serb. “Po duan me na dënu luftën. Po duan me na relativizu me okupatorin. Dhe po donë me na gjet ajo që kemi me i ra të gjithë pishman – edhe ata që mendojnë se do të fitojnë nëse ata dënohen,” përfundoi Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale rrëzon mocionin për kufizimin e aktakuzës në rastin Thaçi dhe të tjerët

Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur sot të rrëzojë mocionin e paraqitur nga ekipet mbrojtëse …