Nasim Haradinaj për dorëheqjen e Krasniqit: Shembull i vërtetë demokracie dhe përgjegjësie politike!

Pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, ka ardhur edhe reagimi i ish-nënkryetarit të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj. Përmes një postimi, Haradinaj e ka vlerësuar lart vendimin e Krasniqit, duke e cilësuar si një akt të rrallë të përgjegjësisë politike dhe të demokracisë së brendshme. “Një shembull i vërtetë demokracie dhe përgjegjësie politike. Veprim burrëror që meriton respekt! Bravo, Memli,” ka shkruar Haradinaj. Dorëheqja e Krasniqit ka nxitur reagime të shumta në skenën politike kosovare, ndërsa brenda PDK-së tashmë po përgatitet Konventa e 17 nëntorit, ku do të zgjidhet kryetari i ri i partisë.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti mbështet protestën e OVL-UÇK, kërkon përgjegjësi për “ekspozitën e masakruar”

Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka shprehur mbështetje të plotë për protestën …