leoni

Nasim Haradinaj: Trendafilova dhe ekipi i saj janë grup kriminal

Vendimi i Apelit të gjykatës speciale për të ulur dënimin e Pjetër Shalës nga 18 në 13 vjet ka ngjallur reagime të ashpra, veçanërisht nga përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj këtij vendimi. Ai ka akuzuar drejtpërdrejt kryetaren e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, dhe ekipin e saj, duke i quajtur “grup kriminal”. “Trendafilova dhe ekipi i saj janë një grup kriminal. Nuk ka drejtësi në këtë gjykatë. Është turp i drejtësisë ndërkombëtare,” u shpreh Nasim Haradinaj. Reagimi i tij vjen pas vendimit për Pjetër Shalën, i njohur ndryshe si “Ujku i UÇK-së”, i cili ishte dënuar në shkallën e parë me 18 vjet burg për krime lufte, ndërsa Apeli vendosi uljen e dënimit në 13 vjet. Vendimet e gjykatës speciale vazhdojnë të jenë objekt polemikash në opinionin publik kosovar, veçanërisht në mesin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së, dhe organizatave që i përfaqësojnë ata, të cilët i konsiderojnë këto procese si të njëanshme dhe politike.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Paraqitet nevoja për një dialog të ri, dialogu i mëparshëm ka dështuar

Fatmir Limaj: Këtë javë pimë kafe me Kurtin, jemi të hapur për zgjidhje

Në mes të ngërçit institucional, kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se është …