Nasim Haradinaj: Vëllai im i dha koordinata NATO-s, sot UÇK-ja po gjykohet në Hagë

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka reaguar ndaj trajtimit të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale. Ai ka sjellë në vëmendje një rast personal, duke thënë se në varrimin e vëllait të tij ishte përmendur një dosje ku del se ai, si pjesëtar i UÇK-së, kishte dhënë koordinata për NATO-n gjatë luftës. Haradinaj shtoi se është e padrejtë që sot UÇK-ja po gjykohet, ndonëse veprimet e saj ishin të koordinuara me aleatët perëndimorë. Ai tha se çdo aksion i UÇK-së ka qenë i mbështetur dhe i udhëzuar nga NATO, duke theksuar se kjo e bën të pakuptimtë etiketimin e luftëtarëve si kriminelë lufte.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri: Ramush Haradinaj president, garanci për stabilitet, partneritet të fortë me aleatët dhe siguri për shtetin

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka vlerësuar lart figurën dhe potencialin e …