leoni

NATA E ZJARREVE

Ndezja e zjarrit të madh në Prekaz dhe flakadaneve, që simbolizojnë përhapjen e luftës në gjithë Kosovën, pas Prekazit që e nisi komandanti ynë legjendar, Adem Jashari, si dhe programi artistik në qendër të qytetit, shënojnë përfundimin e ngjarjes më përmasa mbarëkombëtare të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kujtim të 27 vjetorit të rënies heroike te Adem Jasharit dhe familjes së tij, për lirinë e vendit tonë.

Kryetari i Komunës, Fadil Nura, bacë Rifat Jashari, ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, deputeti Mergim Lushtaku dhe personalitete tjera politike e kulturore, ishin pjesëmarrës sonte në programin artistik, në të cilin kënduan këngëtarë të mirënjohur shqiptarë.

Kontrolloni gjithashtu

11 sipërmarrës përfituan subvvencione për projektet në agroturizëm

Komuna e Rahovecit ka subvencionuar të gjithë aplikuesit pa dallim, në thirrjen e fundit për …