Komuna e Rahovecit dhe Universiteti “Ukshin Hoti” nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi

Me rektorin e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, prof. asoc. dr. Mentor Alishani, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi për angazhimin e pesë praktikantëve me pagesë në Komunën e Rahovecit.

Kjo është një mundësi për studentët që të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe një tjetër hap përpara në fuqizimin e administratës komunale. Po investojmë në dijen dhe energjinë e të rinjve, sepse e ardhmja e Rahovecit ndërtohet me ta’, ka deklaruar me këtë rast kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt Dëgjimi Buxhetor në Drenoc

Cikli i dëgjimeve buxhetore nga Komuna e Rahovecit, përkatësisht, Drejtoria e Finacave vazhdoi mbrëmë në …