Natalija Apostolova ka kërkuar nga partitë politike që të jenë më transparente përballë qytetarëve

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalija Apostolova,  kërkoi  nga partitë politike të jenë më transparente përballë qytetarëve, meqë  për konsolidimin e një demokracie, llogaridhënia e transparenca janë esenciale. Jam bashkuar me kolegët e mi duke theksuar një rëndësi të fuqishme që ka transparenca dhe llogaridhënia publike. Llogaridhënia publike mbështetet në transparencë. Kjo është tepër e rëndësishme për një demokraci. Nga raportet e deritanishme, në opinion ishte krijuar një bindje se mjafton komunikimi BE – Qeveria e Kosovës. Duhet pranuar se BE ka përvoja të mira në komunikim me vendet aspirante, duke e ndjekur me kujdes procesin e përafrimit dhe të anëtarësimit në BE, tha mes tjerash Apostolova.

Kontrolloni gjithashtu

Salih Mustafa

Gjykata speciale hedh poshtë ankesën e Salih Mustafës për shkelje të Kushtetutës në dënimin me 15 vjet burgim

Gjykata Speciale në Hagë ka hedhur poshtë ankesën e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa, i …