NATO i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë ta de-përshkallëzojnë situatën, t’i kthehen dialogut

NATO i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë ta de-përshkallëzojnë situatën, t’i kthehen dialogut

NATO ka lëshuar një deklaratë, bashkë me shtetet aleate nga Samiti i Vilinusit, në të cilën ndër pikash, përmendet specifikisht raporti mes Kosovës dhe Serbisë. ”Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që menjëherë ta de-përshkallëzojnë situatën, t’i kthehen dialogut dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në zbatimin e marrëveshjes për rrugën e normalizimit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të arritur së fundmi në Bruksel dhe Ohër”. Tutje nga ky samit, NATO thotë se e mbështesin dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian por dhe përpjekjet tjera që synojnë normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Megjithëkëtë, NATO thekson se mbeten të përkushtuar ndaj angazhimit të vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë, përfshirë forcat e KFOR-it.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza në Bashkësia Islame e Kosovës: Solidariteti, vlerë që na bashkon

Bedri Hamza, kryetar i Partisë Demokratike e Kosovës, ka vizituar Bashkësia Islame e Kosovës me …