Ish-komandanti i NATO-s, admirali, Xhejms Stavridis, sulmeve të ISIS-it në Paris iu ka përgjigjur me thirrje për NATO-n që t’i bashkohet luftës kundër Shtetit Islamik. “Mendoj se do t’i shohim “çizmet” e NATO-s atje së shpejti”, ka thënë ai për BBC. Më herët, zëvendësministri i jashtëm rus, Sergej Rjabkov, ka thënë se shpreson se NATO-ja do t’i ndryshojë prioritetet pas këtyre sulmeve. Ndërkaq, sipas Zëvendës-këshilltarit për Siguri Kombëtare të SHBA-së, Ben Rodes, Franca në koordinim me SHBA-në, do t’i intensifikojnë sulmet ajrore kundër Shtetit Islamik.
Kontrolloni gjithashtu
Afati 34-ditor nën presion: Kuvendi rrezikon të humbasë mbi 100 milionë euro nga vonesat
Pas një pauze dyjavore, deputetët rikthehen në Kuvend me një kalendar të ngjeshur dhe një …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
