Në samitin e NATO-s do të diskutohet për një gamë të gjerë temash, por që pritet që të dominojë çështja e Ukrainës

NATO: Kosova dhe Serbia ta zbatojnë shpejt dhe plotësisht atë për të cilën u pajtuan

NATO e ka mirëpritur marrëveshjen e arritur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë në orët e vona të së shtunës mbi aneksin e zbatimit të planit europian. Zëdhënësja e Aleancës Ushtarake Veri – Atlantike, Oana Lungescu ka shkruar se tani të dyja vendet duhet të angazhohen dhe të punojnë me përkushtim për realizimin e marrëveshjes. “Ne i nxisim të dyja që ta zbatojnë atë që është rënë dakord shpejt dhe plotësisht. Ne jemi të përkushtuar ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor përfshirë këtu edhe KFOR-in.”, ka shkruar zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI dorëzon rezolutë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Bashkimi Demokratik për Integrim ka njoftuar se deputetët e Kuvendi i Maqedonisë së Veriut kanë …