NATO: Misioni i KFOR-it do të mbetet në Kosovë i angazhuar për të ofruar paqe dhe stabilitet

NATO: Misioni i KFOR-it do të mbetet në Kosovë i angazhuar për të ofruar paqe dhe stabilitet

Ndihmëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s për Diplomacinë Publike, Baiba Brazhe tha se misioni i KFOR-it do të mbetet në Kosovë dhe do të veprojë në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së duke garantuar një ambient të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë. Brazhe tha se NATO përkrah fuqisëhm dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës nën lehtësimin e BE-së, shkruan N1. Ajo tha se NATO gjithmonë do të jetë e angazhuar për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, dhe se asnjë vizion për paqe dhe siguri në rajonin euro-atlantik nuk mund të ekzistojë pa paqe dhe siguri në Ballkanin Perëndimor. Brazhe poashtu tha se shumica e vendeve në rajon janë anëtarë të NATO-s, por disa vende si Serbia kanë marrë një vendim tjetër dhe Aleanca e respekton një vendim sovran.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku: Kryeministri Kurti na kërkoi vetëm një gjë: t’i nënshtrohemi vullnetit të tij – pa kushte

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosoës, Vlora Çitaku ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit …