Në samitin e NATO-s do të diskutohet për një gamë të gjerë temash, por që pritet që të dominojë çështja e Ukrainës

NATO riafirmon rëndësinë strategjike të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor

Që nga nisja e pushtimit të plotë rus të Ukrainës, Kosova ka intensifikuar kërkesat për anëtarësim të përshpejtuar në NATO, duke e pozicionuar veten qartë në krah të vlerave euroatlantike dhe sigurisë kolektive. Radio Evropa e Lirë raportoi se Aleanca Veriatlantike vazhdon ta ketë Ballkanin Perëndimor lart në agjendën e saj strategjike, duke theksuar se rajoni ka rëndësi të veçantë për stabilitetin dhe sigurinë evropiane. Sipas një zëdhënësi të NATO-s, angazhimi i Aleancës në këtë pjesë të Evropës mbetet i palëkundur dhe nuk do të lejohet asnjë vakum sigurie. NATO ka riafirmuar përkushtimin e saj për ruajtjen e stabilitetit në Kosovë, përmes misionit të KFOR-it dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet vendore. Aleanca po ashtu ka pranuar se aktorë autoritarë, përfshirë Rusinë, tentojnë të ndërhyjnë dhe të minojnë demokracitë në rajon, gjë që e bën edhe më të rëndësishëm rolin e NATO-s në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor. Duke nënvizuar rëndësinë e dialogut për paqe dhe stabilitet afatgjatë, NATO ka theksuar se mbetet e angazhuar fuqishëm për sigurinë e Kosovës dhe për perspektivën e saj euroatlantike, duke e konsideruar këtë angazhim si pjesë thelbësore të sigurisë së përgjithshme evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Shtatë ministra të kësaj qeverie që kanë bërë shkelje kushtetuese dhe s’janë turpëruar fare, është dashur të dorëhiqen

Lumir Abdixhiku: Që nga lindja, me 200 euro në muaj për çdo të porsalindur për një vit

Kryetari dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdigjiku është zotuar se …