Nazim Bllaca zbulon lidhje me prokurorë serbë dhe EULEX-in në dëshmi tronditëse

Në një intervistë të publikuar në emisionin “Debat Plus”, dëshmitari kyç i EULEX-it, Nazim Bllaca, ka zbuluar detaje tronditëse mbi bashkëpunimin e tij me zyrtarë serbë dhe hetues ndërkombëtarë, përfshirë një figurë të identifikuar si “Dragoni”, që dyshohet të jetë prokurori serb Dragolub Stankoviq. Në bisedën e publikuar, Bllaca pranon hapur këto kontakte dhe përfshirjen e Zdenka Pumper, ish-hetuese e EULEX-it dhe më vonë pjesë e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, si ndërmjetëse në komunikim me Brukselin. Bllaca shprehet se ka rrezikuar jetën për dëshmitë e tij dhe kërkon që ato të përfshihen me emër në aktgjykime. Ai përmend edhe bashkëpunimin me prokurorin italian Maurizio Salustro, të cilit i kishte dorëzuar materiale për rastin “Kleçka”. Përgjimet tregojnë për një frikë të vazhdueshme të Bllacës dhe përfshirje të thellë në rrjete të ndjeshme të bashkëpunimit ndërkombëtar, që lidhen edhe me procese të Gjykatës Speciale në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Sorensen viziton SHBA-në, pa informim zyrtar për takimet

Pas gati gjashtë muajsh në detyrën e Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter …