​Sot do të nderohen dëshmorët e UÇK-së të Zonës Operative të Shalës Adnan Shyti, Selim Mernica dhe Shemsi Sadiku

Ndahen certifikatat për dëshmorët e kombit

Sot në Institutin Albanologjik të Prishtinës mbahet takimi i Shoqatës së Familjarëve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit me familjarë të dëshmorëve të kombit. Në takim bëhet shpërndarja e certifikatave për dëshmorët e kombit, të cilët kanë rënë në fushën e nderit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës para luftës çlirimtare të Kosovës, por që deri më tani nuk janë njohur dëshmorë të kombit, për shkak të neglizhencës së institucioneve të Kosovës. Në takim marrin pjesë familjarët e dëshmorëve të kombit nga Deçani, Gjakova, Prizreni, Sharri, ndërsa shpërndarjen e certifikatave të dëshmorëve të kombit për familjarët e tyre i ndajnë përfaqësuesit e Shoqatës së Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit dhe përfaqësues nga SHFD të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Dr. Pleurat Sejdiu, kritikon vendimin e Qeverisë për policën kufitare për mërgimtarët

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Dr. Pleurat Sejdiu, ka reaguar ashpër ndaj vendimit …