Brigada “Adrian Krasniqi” njofton me pikëllim të thellë ndarjen nga jeta të zonjës Mane Loshi Mehmetaj, nëna e Dëshmorit të Kombit, Xhafer Mehmetaj. Varrimi i të ndjerës do të bëhet sot, më 3 shtator 2025, në varrezat e fshatit Trubuhovc, duke filluar nga ora 15:00. Shprehjet e ngushëllimit i drejtohen familjes Mehmetaj në këtë moment të vështirë, duke u shprehur respekt dhe mirënjohje për sakrificën e familjes së Dëshmorit Xhafer Mehmetaj për kombin.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
