Muhamet Tërnava

Ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare, profesor doktor, Muhamet Tërnava, historian, i burgosur politik i viteve ’80

Ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare, profesor doktor, Muhamet Tërnava, historian, i burgosur politik i viteve 80, profesor i anatemuar në kohën e regjimit jugosllav. Prof. Dr. Muhamet Tërnava, me punën dhe njohuritë e thella prej shkencëtari arriti t’i thyejë tezat e akademikëve serbë rreth përkatësisë  popullsisë së Kosovës gjatë periudhës mesjetare. Vepra shkencore e Profesor Tërnavës “Popullsia e Kosovës gjatë shekujve XIV-XVI” e botuar në Prishtinë në vitin 1996,  mbetet bazament i fortë i argumentimit të vazhdimësisë së popullimit të territorit të Kosovës me popullsi shqiptare gjatë gjithë periudhës mesjetare. Për shkak të argumenteve dhe mbrojtjes së tezave në ketë vepër, regjimi serb e burgosi e maltretoi dhe e dënoi me burg. Profesor Tërnava i takon gjeneratës së historianëve të Kosovës, të cilët punuan dhe vepruan në kushte të jashtëzakonshme. Ligjëroi historinë e Mesjetës në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës me dekada, derisa u burgos dhe u dënua për shkak të angazhimit në veprimtaritë patriotike. Për pasojë regjimi e largoi nga puna. Ndërkohë pati edhe probleme shëndetësore. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 16:20, në varrezat e fshatit Lismir të Fushë Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për buxhetin e vitit 2025, me shumicë votash

I propozuari nga koalicioni VV&Alternativa dhe “Lista Guxo” Hekuran Murati, sërish nuk mori votat e mjaftueshme

I propozuari nga koalicioni “Vetëvendosje”, :Alternativa” dhe “Lista Guxo”, Hekuran Murati, sërish nuk mori votat …