leoni

Nderohen dëshmorët e kombit në Malishevë, Kleçkë e Prekaz

Në kuadër të shënimeve të “Epopesë së UÇK-së”, përmes homazheve dhe vënies së buqetave me lule, janë nderuar dëshmorët e kombit, në Malishevë, Kleçkë dhe në Prekaz. Homazhe kanë bërë, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, së bashku me ekzekutivin e komunës, kryesuesi i KK të Malishevës, Rrahim Morina me anëtarët e Kuvendit të Komunës, një delegacion i FSK-së, Policia e Kosovës, familjet e dëshmorëve, invalid dhe veteran të luftës së UÇK-së, subjektet politike në Malishevë dhe qytetarë të shumtë.

Fillimisht janë bërë nderime te Shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari në Malishevë, më pas kanë vazhduar homazhet dhe nderimet në varrezat e dëshmorëve të kombit në Malishevë, për të vazhduar te varrezat e dëshmorëve të kombit në Kleçkë dhe për të përfunduar me nderime dhe homazhe në kompleksin memorial në Prekaz.

Pas kësaj, një delegacion i prirë nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kanë qëndruar edhe në odën e familjes Jashari, ku janë pritur nga kryefamiljari Rifat Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Dr. Ismajl Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh shërbim: Nderohet nga Komuna e Vitisë për kontributin e veçantë

Pas 35 viteve punë të palodhshme në shërbim të shëndetit publik dhe komunitetit, dr. Ismajl …