Në vazhdën e aktiviteteve të manifestimit,,Epopeja e UÇK-së’’, u hap ekspozitë nga nxënësit e gjimnazit ,,Hamëz Jashari’’ në Skenderaj

Në shtëpinë e kulturës ,,Hasan Prishtina’’, në Skenderaj, për nderë të manifestimit të 20-vjetorit ,,Epopeja e UÇK-së’’ nxënësit e gjimnazit ,,Hamëz Jashari’’, kanë hapur ekspozitë me fotografi të Familjes Jashari, si dhe kanë shfaqur një program me këngë dhe monolog.

Në këtë aktivitet, mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me stafin komunal, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci si dhe kryetari i Kastriotit, Xhafer Gashi.

Nxënësit e gjimnazit ,,Hamëz Jashari’’, me këto aktivitete dëshmuan se në mesin e tyre, përveç nxënësve shembullorë, ka edhe këngëtar, piktor, e artist të shkëlqyer.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …