Kryetari Jashari me bashkëpunëtor bënë homazh në Prekaz

Për nder të manifestimit të 20 vjetorit “Epopeja e UÇK-së”, rënies heroike të Familjes Jashari dhe Komandantit Legjendar Adem Jashari, stafi i Komunës së Skenderajt, së bashku me deputetë, asamblistë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe qytetarë, të udhëhequr nga Kryetari, Bekim Jashari, bënë nderime dhe vendosën kurora lulesh pranë shtatores së Komandantit Legjendar “Adem Jashari” në Skenderaj. Pastaj, Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari dhe ai i Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me stafin komunal të dy komunave, me deputetë, asamblistë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe qytetarë, bënë nderime dhe vendosën kurora lulesh në Kompleksin Memorial në Prekaz, pranë varrezave të Familjes Jashari. Pas përfundimit të nderimeve, vazhduan tutje në odën e Jasharajve, ku u pritën nga, Rifat Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …