NDEROHET ME MIRËNJOHJE POST MORTEM VIOLINISTI AGUSH SHALA

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, priti në zyrën e tij, familjarët e artistit të njohur të muzikës popullore, Agush Shala, i cili u varros dje. Agush Shala, për dekada me radhë që nga vitet e 70-ta, i kontribuoi kulturës, artit dhe muzikës popullore. Andaj, në nderim të gjithë jetës dhe veprës së tij, kryetari Latifi, sot ndau mirënjohje Post Mortem me këtë motivacion: “Për kontributin e tij në fushën e artit, kulturës, muzikës popullore dhe trashëgimisë sonë kombëtare”. Pushoftë i qetë mjeshtri i muzikës, Agush Shala!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …