Është mbajtur akademi në nderim të 24 vjetorit të Epopesë së lavdishme të Zharrës

Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Junikut z. Ruzhdi Shehu është mbajtur akademi solemne në nderim të 24 vjetorit të Epopesë së lavdishme të UÇK -së e njohur si Beteja e Zharrës. Kryetari Shehu tha se Beteja e Zharrës është një ndër betejat më të lavdishme e cila duhet studiuar nga historianet. Gjithashtu janë ndarë mirënjohje për sakrificën sublime të Heronjve Avdyl Jasiqi, Shkëlzen Gacaferi dhe Arif Gjoci, ndërsa për kontributin e dhënë Luftëtarëve të UÇK-së Sabri Alimi, Qerim GJocaj, Arif Maloku. Ndërsa pas akademisë janë bërë homazhe tek lapidari i tre Heronjve të rënë në Zharre.

May be an image of 12 people, people standing, tree and outdoors

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …