Ndërpritet seanca konstituive e Kuvendit – vazhdon pas 48 orëve

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka ndërprerë sot punimet e seancës për shkak të mungesës së konsensusit ndërmjet subjekteve politike për hapat e mëtejmë proceduralë. Dehari njoftoi se seanca do të vazhdojë pas 48 orësh, të shtunën më 19 prill 2025, në orën 12:00.Vendimi erdhi në një klimë politike të tensionuar, ku partitë opozitare kanë kundërshtuar veprime të qeverisë në raport me betimin e deputetëve dhe kërkesat për dorëheqje nga pozitat ekzekutive para konstituimit të plotë të legjislaturës së re.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku zhvillon vizitë zyrtare në Libi me ftesë të gjeneralit Khalifa Haftar

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka realizuar një vizitë zyrtare në Libi, e …