Përkujtohet ish-deputeti Hysni Salihu nga Smira

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me bashkëpunëtorë, përfaqësues të fshatit Smirë, familjarë e të afërm, kanë bërë nderime në varrin e ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Hysni Salihu, në përvjetorin e vdekjes së tij. Me këtë rast kryetari Haliti tha se qeverisja lokale në Viti, gjithmonë ka kujtuar dhe vlerësuar kontributin e ish figurave të çmuara si të Hysni Salihuti, i cili bashkë me delegatë të atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, kishin miratuar Deklaratën Kushtetuese të Pavarësisë së Kosovës e njohur si Deklarata e 2 korrikut dhe Kushtetuta e Kaçanikut, dy dokumente të rëndësishme që i paraprinë lëvizjeve për pavarësinë dhe lirinë e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …